Ndjekje si në filma, kapet skafi me 2 ton drogë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë

Shqipëria

Ndjekje si në filma, kapet skafi me 2 ton drogë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 10:42
Droga

Dy shqiptarë janë vënë në pranga, ndërsa janë sekuestruar 2 ton marijuanë pranë brigjeve të Vieste në Itali.

Mediat italianë shkruajnë se operacioni u zhvillua nga Guardia di Finanza dhe rezultati ishte bllokimi i një skafi me 2 ton marijuanë, ndërsa në pranga përfunduan dy shqiptarë.

Gjithçka nisi në mëngjes, kur u sinjalizua se një gomone po vinte nga Shqipëria drejt brigjeve italiane. Menjëherë nisën kërkimet në det, motoskafët e rojës detare si edhe një helikopter u vunë në ndjekje të gomones e cila po afrohej në brigjet italiane në afërsi të Viestes.

Mediat italiane shkruajnë se dyshohet se droga ishte nisur nga brigjet shqiptare, por ende nuk ka një konfirmim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat