Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, mesazhi i presidentit Meta

Shqipëria

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, mesazhi i presidentit Meta

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 11:01
Ilir Meta

Në ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, Presidenti Ilir Meta deklaron se demokracia duhet zhvilluar sipas standardeve më të avancuara dhe siç e meriton kombi ynë.

Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit shprehet se “demokracia nuk është dhënë një herë e përgjithmonë”.

“Demokracia nuk vjen si dhuratë dhe as qëndron si e tillë.Demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar sipas standardeve më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni, që ka vuajtur shumë nga mungesa e saj”, thekson Meta.

Presidenti shton se “rinia e sotme, me shpirtin e lirë, energjinë, guximin e kurajon e saj, të udhëheqë proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit”. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat