Balla në Belsh flet për zgjedhjet vendore 2019

Shqipëria

Balla në Belsh flet për zgjedhjet vendore 2019

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 13:02
Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, duke folur për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm nga Belshi tha:  "Dhe 240 ditë na ndajnë nga zgjedhjet vendore 2019 kur duhet të marrim përgjegjësinë e ndryshimit të drejtimit edhe në bashki të tjera të vendit, të cilat prej vitesh janë peng i modelit Lulzim Basha: “kryetari fle vetëm gjumë”.

Në Belsh është duke u zhvilluar festa “Nimfa e Liqeneve”. Panairi i prodhimeve bujqësore,
 koncerte folklorike dhe sigurisht mikpritja e popullit të kësaj zone nuk duhet humbur.

Statusi i plotë i Taulant Ballës në facebook: 

Tashmë Belshi i rilindur tërësisht është një destinacion i rëndësishëm turistik në qarkun e Elbasanit. Dje dhe sot zhvillohet në
 Belsh festa “Nimfa e Liqeneve”. Panairi i prodhimeve bujqësore,  koncerte folklorike dhe sigurisht mikpritja e popullit të kësaj zone nuk duhet humbur.

Kush e mban mend si ishte Belshi vetëm tre vite më parë kur drejtohej nga partia e Lulit dhe si Belshi është transformuar sot nën drejtimin e Arif Tafanit me mbështetjen e plotë të Kryeministrit Edi Rama, diferenca është si nata me ditën.

Edhe 240 ditë na ndajnë nga zgjedhjet vendore 2019 kur duhet të marrim përgjegjësinë e ndryshimit të drejtimit edhe në bashki të tjera të vendit, të cilat prej vitesh janë peng i modelit Lulzim Basha: “kryetari fle vetëm gjumë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat