Mbyllet hetimi i “Velierës”, avokatja: Prokuroria vendim abuziv

Shqipëria

Mbyllet hetimi i “Velierës”, avokatja: Prokuroria vendim abuziv

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 15:41
Prokuroria e Durrësit

Prokuroria e Durrësit ka vendosur të pushojë hetimet në lidhje me denoncimin e bërë për dëmet arkeologjike që po shkaktohen si pasojë e projektit të bashkisë së Durrësit për ndërtimin e Velieras.

Avokatja Mirela Jorgo që ka ndjekur këtë çështje që nga fillimi i saj e quan abuziv këtë vendim të prokurorisë.

“Është një vendim i paprecedentë ky i prokurorit Edmond Kaloshi, fakt të cilin do ta vendosi gjykata, por vendimi është marrë në fakte të thata, vetëm duke iu referuar bashkisë së Durrësit dhe institucioneve të tjera shtetërore”, thotë Jorgo.

Por çfare provash ka dorëzuar në prokurori pala denoncuese për dëmet që po i vijnë arkeologjisë nga zbatimi i projektit “Veliera”.

“Janë dorëzuar fakte pa fund. Që nga fillimi i projektit dhe kemi rujatur dhe denoncuar të gjitha dëmet që po i bëhen zbulimeve arkeologjike. Kemi kërkuar të dali në pah muri antik që lidh pallatin “Fly” me Torrën veneciane dhe po të shikosh sot ky mur është mbuluar me beton duke shkatërruar gjithçka nga zbulimet arkeologjike”, vijon avokatja.

Sipas avokates Jorgo, beteja e shoqërisë civile për ruajtjen e vlerave arkeologjike në zonen ku po ndërtohet Veliera, do të vazhdojë pavarësisht presioneve dhe manipulimit që sipas saj po i bëhen personave që janë pjesë e kësaj rezistence.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat