Aeroporti i Rinasit mbetet më i shtrenjti në Rajon

Shqipëria

Aeroporti i Rinasit mbetet më i shtrenjti në Rajon

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 22:54
Aeroporti i Rinasit

Aeroporti i Rinasit vijon të jetë më i shtrenjti në rajon, ndonëse jemi në mes të muajit shtator dhe sezoni turistik po shkon drejt fundit.

Çmimet e biletave për të udhëtuar nga aeroporti jonë drejt destinacioneve kryesore europiane janë në çdo rast 2 apo 3 herë më të larta në krahasim me aeroportet fqinje.

Për të fluturuar drejt Vienës, udhëtarët shqiptarë duhet të paguajnë 281 euro, ndërsa për të njejtin destinacion, nëse nisemi nga Prishtina çmimi është 242 Euro. Edhe më i lirë është çmimi në aeroportin e Shkupit, 224 Euro.

Për të fluturuar drejt Parisit nga Tirana kushton 275 Euro, ndërsa për udhëtarët malazezë nga aeroporti i Tivatit, çmimi është 221 Euro.

Po kështu, udhëtimet drejt Mynihut janë më të shtrenjtat për xhepat e shqiptarëve.
Një fluturim nga aeroporti i Rinasit drejt qytetit gjerman kushton 352 euro, ndërsa nëse nisemi nga Shkupi kursimet do të jenë jo pak, pasi udhëtimi kushton 156 Euro. Edhe fluturimet nga Prishtina drejt Mynihut janë më të lira krahasuar me Tiranën, 229 Euro.

Udhëtarët nga Tirana këtë vit jo vetëm kanë paguar më shumë për të fluturuar por janë përballur edhe me vonesa të mëdha. Në një raport të fundit të Eurocontrol, vonesat në 6 muajt e parë për fluturimet nga Shqipëria janë dyfishuar, ndërsa numërohen 47 mijë orë pritje nga ana e pasagjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat