Lajmi i mirë për 91% të sipërmarrjeve, nga 1 janari tatohen 3 herë më pak

Shqipëria

Lajmi i mirë për 91% të sipërmarrjeve, nga 1 janari tatohen 3 herë më pak

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 11:43
Arben Ahmetaj

Paketa e re fiskale ul tatim fitimin me tre herë, nga 15% në vetëm 5%. Ky është lajmi pozitiv që jep Ministri i Financave, Arben Ahmetaj përmes një statusi në Facebook, ku thekson se nga 1 janari i vitit të ardhshëm, sipërmarrjet që kanë një xhiro vjetore nga 8-14 milionë lekë do tatohen 3 herë më pak.

“Paketa e re fiskale ul tatim-fitimin me tre herë, nga 15% në vetëm 5%. Nga 1/1/2019, rreth 91% e bizneseve, pra ato me xhiro 8-14 milion lekë, do të tatohen 3 herë me pak.
Punë të mbarë!”, shkruan ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat