Ministrja e Arsimit, mesazh në prag të vitit të ri shkollor: Reforma vazhdon, cilësia rritet

Shqipëria

Ministrja e Arsimit, mesazh në prag të vitit të ri shkollor: Reforma vazhdon, cilësia rritet

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 18:17
Lindita Nikolla

Në prag të vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla deklaroi se “reforma e thellë në arsim vazhdon për t’i dhënë një cilësi më të mirë mësimdhënies”.

Tekste të reja me standarde ndërkombëtare, program më të lehtësuar dhe mësues që e meritojnë të jenë në sistem ishin disa nga arritjet që numëroi Nikolla në një video të postuar në Facebook.

“Nisma jonë 3 lëndë në 6 orë rezultoi e suksesshme. Kanë më shumë kohë për t’iu dedikuar lëndëve, më pak peshë në kurriz dhe më shumë kohë për të ndenjur me bashkëmoshatarët. Ne do të vijojmë në rrugën e nisur, të vendosur për të përmbushur dhe për të çuar deri në fund reformën tonë mësimore”, shtoi Nikolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat