‘Komandant na dogji malli’, Shkëlzen Berisha: Tërmeti përfaqëson vitin tjetër Shqipërinë në Eurovizion

Shqipëria

‘Komandant na dogji malli’, Shkëlzen Berisha: Tërmeti përfaqëson vitin tjetër Shqipërinë në Eurovizion

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 19:59
Shkëlzen Berisha

Kreu i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, është shfaqur në një video ku këndonte një këngë për Enver Hoxhës.

Pasi video u shfaq në mediat online, të shumtë kanë qenë ata kanë reaguar, ku zëra nga PD-ja zyrtare kërkuan dhe shkarkimin e tij.

Ndër ata që reaguan ishte dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni i cili me ironi shkruan se Peçi do të jetë përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovizion vitin e ardhshëm.

“Vitin tjeter Shqiperine ne Eurovizion e perfaqeson Termeti me kengen ‘Komandant na dogji malli’”, shkruan Shkëlzen Berisha në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat