Banorët e Kukësit protestojnë për taksën rrugore

Shqipëria

Banorët e Kukësit protestojnë për taksën rrugore

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 07:26
Kukësi

Banorët e Kukësit do të dalin të sot sërish në protestë për shkak të vendimit të Qeverisë shqiptare për ta vënë në fuqi taksën rrugore për automjetet që kalojnë në autostradën Prishtinë -Tiranë, apo rrugën e njohur si “Rruga e Kombit”.

Kuksianët do të jenë banorët që preken nga kjo taksë e kjo ka shkaktuar pakënaqësi te ata, sidomos për faktin se kuksianët duhet të kalojnë rrugën edhe për të vajtur në spitalin më të afërt regjional apo në shkolla.

“Të hënën, në orën 11:00, banorët e Kukësit do të ngrihen përsëri kundër taksës së Rrugës së Kombit. T'i bashkohemi protestës!”, thuhet në njoftimin e grupit të organizatorëve “N’shesh”, të shpërndarë në Facebook.

Protesta e kaluar ishte mbajtur në marsin e këtij viti dhe kishte eskaluar me dhunë dhe djegie të pikës kontrolluese në Kukës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat