Nis Shkolla, sot 32 mijë fëmijë ulen për herë të parë në banka - Bota Sot
Nis Shkolla, sot 32 mijë fëmijë ulen për herë të parë në banka

Shqipëria

Nis Shkolla, sot 32 mijë fëmijë ulen për herë të parë në banka

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 08:45
Ky vit shkollor do të ketë dy risi në arsimin parauniversitar

480 mijë nxënës pritet të ulen sot në bankat e shkollës, ndërkohë që nga të dhënat e Ministrisë së Arsimit rezulton se rreth 32 mijë nxënës do të shkojnë sot për herë të parë në shkollë, dhe do të nisin klasën e parë.

Ky vit shkollor do të ketë dy risi në arsimin parauniversitar: Ndalimin e celularëve dhe librat falas. Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi në muajin gusht të këtij viti të ndalonte përdorimin e celularëve në të gjitha shkollat, ndërkohë që këtij urdhëri i ka paraprirë vendimi i qeverisë shqiptare për të shpërndarë librat falas.

Këto janë dy sfidat e para me të cilat do të përballen mësuesit dhe stafet e drejtorive arsimore nëpër rrethe.

Dita e parë e shkollës sjell gjithmonë trafik të rënduar në kryeqytet. Ndaj, për këtë arsye, Policia Rrugore ka një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve.

“U bëjmë apel qytetarëve të evitojnë përdorimin e automjeteve. Prindërit të përdorin transportin publik për të shoqëruar fëmijët e tyre në shkolla”, tha Erjon Ahmeti, shef i Qarkullimit Rrugor në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...