I vranë mbesën në derën e shtëpisë, gjyshërit akuza të forta: Drejtuesi i mjetit, i dehur, u fshehën provat!

Shqipëria

I vranë mbesën në derën e shtëpisë, gjyshërit akuza të forta: Drejtuesi i mjetit, i dehur, u fshehën provat!

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 12:37
Afifela Metohu

Sot Afifela Metohu do të niste ditën e parë të shkollës nëse një aksident nuk do t’i merrte jetën te porta e shtëpisë së saj në Kurjan të Roskovecit.

E megjithë plagën që u shkaktoi humbja e vajzës së tyre, familjarët janë vrarë për së dyti për shkak se drejtësia për aksidentin e 5-vjeçares nuk është vendosur.

Personi që shkaktoi aksidentin u la i lirë nga ana e gjykatës, ndërsa sipas familjarëve janë manipuluar provat e aksidentit, dhe shkak ka qenë vetëm shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte mjeti.

Lumturi Metohu, gjyshja e së voglës ka zgjedhur që të protestojë sot me foton e mbesës së saj që nuk jeton më në hyrje të prokurorisë së Fierit. Ajo tregon se prokurori nuk i pret që t’iu japë sqarime lidhur me çështjen dhe se eksperiza nuk iu është bërë e ditur.

“Nuk më ka ardhur shteti për asgjë. Kërkojmë prokurorin, e kemi takuar dhe i kemi kërkuar sqarime. Na e ka dhënë. Kërkuam ekspertizen rrugore se kemi dyshime. Nëse ka qenë vërtetë me 20 km në orë, atëherë i bie të dyshoj se e ka vrarë me qëllim.

E nxjirrja vetë nga burgu, jo prokuroria se ska ardhur në vendngjarje. Ngjarjen e kam parë vetë. Kemi bërë edhe prova. Makina ishte me shpejtësi marramendëse. U bë zhurmë e madhe.

Nuk kemi marrë sqarimet që duam. Avokati i ka kërkuar informacion dhe i është dhënë jo e saktë.

Kam qene e më parë këtu. Duam riekspertim. E kemi kërkuar që në 24 korrik.

Duam drejrësi. E vetëm drejtësi, i kemi dërguar letër kryeministrit e Arta Markut por s’kemi marrë përgjigje. Vettingu jonë jane mediat. Sot është dita e parë e shkollës. Ndaj kam ardhur në shenjë protestë sot. Mos u lëndofshin fëmijët siç u lëndova unë”, shprehet gjyshja.

Gjyshi Azmi Metohu është shprehur: Kam një pyetje të thjeshtë. Pse mbrohet vrasësi i fëmijës? Kush fshihet? Pse e mbron prokuroria? Me aq sa kemi parë dosjen janë fshehur fotografi. Goditja e makinës. Makina ka dalë nga policia pa e parë ne. Autori është lënëe i lirë derisa i ka dalë pija.

Sot eshte protesta e pare. Do të vazhdojme. Thirrje qytetarëve të luftojmë korrupsioin. Të vihet drejtësia në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat