480 efektivë policie në gatishmëri për sigurinë pranë shkollave - Bota Sot
480 efektivë policie në gatishmëri për sigurinë pranë shkollave

Shqipëria

480 efektivë policie në gatishmëri për sigurinë pranë shkollave

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 16:14
Idriz Daulle

Pranë të gjitha shkollave në kryeqytet sot ka pasur prezencë policie, për të garantuar sigurinë e procesit mësimor. 

Punonjësit e policisë presin një bashkëpunim sa më të mirë me drejtoritë e shkollave për të reaguar në kohë përballë çdo ngjarje të mundshme.

Rreth 80 mijë nxënës iu drejtuan shkollave të Tiranës. Në institucionet e arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm nuk jane pritur vetëm nga mësuesit por edhe 480 efektive të policies, të cilët ishin pozicionuar në të gjitha shkollat e kryeqytetit.

Idriz Daulle, shefi i rendit dhe i sigurisë publike në Tiranë: “Drejtoria e Policisë Tiranë me qëllim sigurimin e rendit ka hartuar një plan masash me detyra konkrete me të gjitha strukturat e saj varëse. 

Sot si ditë e parë, drejtoria e Tiranës ka organizuar 400 efektivë, duke përfshirë qarkullimin rrugor, qarkullimin e rendit, policinë në komunitet, policinë kriminale të cilët kanë qenë në terren për mbarëvajtjen e ditës së parë të shkollës.”Për shefin e rendit në Tiranë, fokusi në këtë sezon të ri do të jetë tëek parandalimi i shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave të mesme.

“Dhe këtë vit, gjatë kontrollit dhe monitorimit të policisë në shkolla do jenë edhe shtetas të tjerë të cilët vijnë nga jashtë për të hyrë në ambjentet e shkollave ose që mund të tregtojnë lëndë narkotike dhe gjëra të tjera të kundraligjshme.”
Efektivët e policisë do të vijojnë të patrullojnë pranë shkollave edhe në ditët e ardhme, duke filluar nga ora 8 e mëngjesit e deri në mbyllje të aktivitetit mësimor

“Për të eleminuar trafikun, të paktën pranë ambjenteve të shkollave pasi sot në orët e para ka qenë pak i rënduar, por çdo gjë ka kaluar në normalitet falë ndërhyrjes së efektivëve. Mund të themi se të gjithë punonjësit e qarkullimit kanë qenë 100% në detyrë për të shmangur trafikun, do të jenë dhe në ditët në vazhdim.”

Punonjësit e Policisë kërkojnë nga drejtoritë e shkollave që të njoftohen sa më parë për çdo incident që ndodh ne institucionin arsimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...