“Mbaje mend këtë fytyrë…”, PD: Si u kërcënua deputeti nga kryeinspektori

Shqipëria

“Mbaje mend këtë fytyrë…”, PD: Si u kërcënua deputeti nga kryeinspektori

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 17:40
Agron Shehaj

Partia Demokratike deklaron se, Kryeinspektori i IKMT-së ka kërcënuar deputetin demokrat, Agron Shehaj, sot gjatë aksionit në Jalë.

Në një njoftim për mediat, PD thotë se deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj së bashku me deputeten Nada Meçorapaj ishin në Jalë në mbështetje të banorëve të cilët kundërshtojnë shembjen e objekteve nga ana e Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

“Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar as përplasjet ndërsa një moment, kryeinspektori IKMT-së në Vlorë, Fatmir Meta, ka kërcënuar deputetin demokrat Agron Shehaj. ‘Mbaje mend këtë fytyrë mirë. Nga Vlora jam unë’, i drejtohet kryeinspektori deputetit”,- bën të ditur PD.

Më tej PD deklaron se, krahas kërcënimit, kryeinspketori IKMT-së ka shkelur gjithashtu detyrën pasi nuk mund të pengojë deputetin apo t’i kërkojë atij llogari, pasi pengon punën e tij kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat