Kuvendi, 5 raste kur janë pranuar dekretet e Presidentit dhe janë bërë ndryshime në ligj

Shqipëria

Kuvendi, 5 raste kur janë pranuar dekretet e Presidentit dhe janë bërë ndryshime në ligj

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 20:10
Kuvendi i Shqipërisë

Nisur nga rasti i sotëm i shqyrtimit në komisionin parlamentar të Dekretit të Presidentit për “Godinën e Teatrit Kombëtar”, Kuvendi i Shqipërisë publikoi sot edhe rastet e tjera kur ka ndodhur që janë pranuar dekretet e Presidentit të Republikës dhe janë bërë ndryshime në ligj.

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit shqyrtoi sot Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 10849, dt. 27.07.2018 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”.

Opozita nuk ishte dakord me dekretin e Presidentit, Ilir Meta. Deputetja e PD-së, Albana Vokshi përsëriti qëndrimin e opozitës për ligjin për Teatrin dhe deklaroi se, “nuk mund të bëhet arnime në ligj, por vetëm të pranohet ose jo dekreti i Presidentit”.

Më poshtë janë rastet e tjera kur janë pranuar dekretet e Presidentit dhe janë bërë ndryshime në ligj:

Vendimi për miratimin e dekretit nr. 9501, datë 4.4.2016 të Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 19/2016 “Për masat shtesë të Sigurisë Publike”.

Vendimi i Kuvendit nr. 8, datë 18.10.2001 “Për pranimin e dekretit nr. 3053, datë 07.06.2001 ‘Për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 8805, datë 17.05.2001 ‘Për dhënien e lejes minerare shoqërisë Elbasan Cement Factory, sha në Elbasan'”.

Vendimi i Kuvendit nr. 45, datë 13.06.2002 “Për miratimin e dekretit të Presidentit nr. 3063, datë 18.06.2001 “Për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 8813, datë 17.05.2001 “për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë“.

Vendimi i Kuvendit nr. 49, datë 25. 07.2002 “Për pranimin e dekretit të Presidentit nr. 3358, datë 03.06.2002 “Për kthimin e ligjit nr. 8893, datë 14.05.2002 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë, ndryshuar me ligjin nr. 8384, datë 29.07.1998. (Pas kësaj është bërë ligji nr. 8893, datë 25.07.2002).

Dekreti nr. 5687, datë 29.04.2008 “Për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr 9895, datë 10.04.2008 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar. (Më pas është bërë ligji nr. 9895, datë 09.06.2008). /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat