Makthi i ligjit për Teatrin, Rama shkon në zyrën e Ruçit me 3 të tjerë

Shqipëria

Makthi i ligjit për Teatrin, Rama shkon në zyrën e Ruçit me 3 të tjerë

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 09:50
Gramoz Ruçi dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Kryesisë së Kuvendit për t’u takuar me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, takim ky që vjen një ditë para kalimit në parlament të ligjit të ri për Teatrin Kombëtar, ligjit aq shumë të debatuar nga opozita dhe shoqëria civile.

Këtë rutinë takimesh me kreun e parlamentit, Rama e ka bërë edhe vite më parë me Ilir Metën dhe e ka argumentuar me nevojën për t’u konsultuar për seancën e së enjtes.

Por kësaj radhe, shqetësi i Ramës dhe ankthi i tij për kalimin e ligjit duket trefish më i madh se zakonisht, i reflektuar nga marrja me vete në takim edhe e relatorit të ligjit special për Teatrin, Ilir Beqajt dhe e dy bashkëpunëtorëve të vet më të ngushtë: Sekretarit të Përgjithshëm Engjëll Agaçi dhe Shefes së Kabinetit, Vali Bizhga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat