Antikorrupsioni, Gjonaj: Shkarkohen 9 punonjës administrate

Shqipëria

Antikorrupsioni, Gjonaj: Shkarkohen 9 punonjës administrate

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 12:50
Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, njoftoi paraditen e së mërkurës se “nga kontrollet e kryera në disa institucione qendrore dhe degët e tyre janë rekomanduar 60 masa disiplinore, prej tyre 9 largime nga puna dhe 8 kallzime penale”.

“Task-forca Antikorrupsion ka vijuar verifikimin e denoncimit të qytetarëve dhe kontrollin e ligjshmërisë në shërbimin për qytetarët. Janë rekomanduar gjithsej 60 masa disiplinore dhe 8 kallzime penale për drejtues,ish-drejtues dhe punonjës të niveleve të ndryshem të administratës shtetërore”, theksoi Gjonaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat