Pushimet e një italiani në Vlorë, njihuni me rrëfimin e tij që përshkruan më së miri 'minuset' e shqiptarit

Shqipëria

Pushimet e një italiani në Vlorë, njihuni me rrëfimin e tij që përshkruan më së miri 'minuset' e shqiptarit

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 09:51
Antoni

Një turist italian ka zbuluar eksperiencën e tij në Shqipëri gjatë pushimi rreth një javor në Vlorë.

Përveç se vlerëson ushqimin, detin dhe shpenzimet e ulëta për një italian, ai thotë se në kryqëzimet rrugore kalon më i forti, në supermarkete dhe tek bankomati nuk mban kush radhë.

Për emisionin "Arena"  në OraNews turisti italian u shpreh: 

Unë quhem Antoni, jam 43 vjeç dhe jam nga Bari. Kam ardhur në Vlorë me pushime nga 25 gushti deri më 6 shtator.

Më pëlqen deti, e ngrënia e mirë në Vlorë. Ushqimi është i shkëlqyer.
Për një Italian, shpenzohet pak. Ajo që nuk më pëlqen në Vlorë, është se nuk rregulla për disa persona, p.sh, në kryqëzimet rrugore kalon më i forti, në supermerket nuk mban askush radhë, por as tek bankomati nuk mbajnë radhë.

Në supermerket, ose në qendra të tjera ku ka shqiptarë, nuk ekziston radha. Nuk ka rregulla për shumë persona, për qarkullimin rrugor, nuk ndalojnë në vijat e bardha. Është ligji i më të fortit: Unë jam më i madh, kaloj, ti je më i vogël, rri prapa.

Do të kthehem sepse, ka një Lungomare mbresëlënëse. Një gjë që më befasoi, është se kishte wi-fi gratis në Lungomare. Vlora ka një Lungomare të bukur, dhe teknologjikisht të pararojës, krahasuar me të Barit.

Është një qytet me ekspansion të madh, dhe besoj brenda 2-3 vitesh, do të jetë në majë të destinacioneve turistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat