Mazhoranca voton ligjin për Teatrin, shoqëria civile protestë para Kuvendit - Bota Sot
Mazhoranca voton ligjin për Teatrin, shoqëria civile protestë para Kuvendit

Shqipëria

Mazhoranca voton ligjin për Teatrin, shoqëria civile protestë para Kuvendit

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 09:58
Kuvendi i Shqipërisë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit proteston sot tek Kuvendi, ku pritet të miratohet ligji i amenduar për Teatrin Kombëtar pas miratimit të dekretit të presidentit Meta vetëm me votat e maxhorancës në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka bërë thirrje opozitës që sot në Kuvend të mbrojë Teatrin Kombëtar.

Kujtojmë se mazhoranaca e miratoi dekretin e presidentit Meta që e kthente mbrapsh ligjin për teatrin, duke zgjedhur ta amendonte. Nga ana tjetër opozita e kundërshtoi fort pasi sipas saj miratimi i dekretit të presidentit do të thotë se bie i tërë ligji poshtë. 

Ndërsa mazhoranca zgjodhi të bënte vetëm disa ndërhyrje për ta votuar sërish. Ndërsa Basha ka paralajmëruar sot se nëse deputetët e maxhorancës ngrenë kartonët për miratimin e këtij ligji për PD-në do të konsiderohen terrorist shtetëror.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...