Basha, në krah të Idrizit e Kryemadhit: Vendi në emergjencë kombëtare

Shqipëria

Basha, në krah të Idrizit e Kryemadhit: Vendi në emergjencë kombëtare

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 10:42
Idrizi, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

Ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar, opozita nuk mori pjesë ditën e sotme në seancën parlamentare, por u mblodh në Vlorë, ku për herë të parë mori pjesë edhe PDIU.

Në krah të Idrizit e të Kryemadhit, Basha u shpreh se vendi është në emergjencë kombëtare. “Nuk ka më shtet, nuk ka gjykata, prokuroria ka rënë”, u shpreh Basha.

Basha u shpreh se Rama u kap në një akt vjedhje, duke iu referuar Teatrit. “Ligji fusha për grabitjen e Teatrit Kombëtar. Edi Rama dhe hajdutët e tij në Parlament u kapën flagrantë në vjedhje përmes procedurës së përshpejtuar me Ligjin Rama-Fusha për grabitjen e Teatrin”, tha Basha, i cili shtoi se opozita nuk kthehet në Kuvend në këto kushte.

Krimi sundon qytetin e Vlorë, tha Basha, duke bërë edhe një përmbledhje të ngjarjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit në këtë qytet. “Në Vlorë janë zhdukur 18 persona pa lënë gjurmë. Edi Rama ja dorëzoi këtë qark Saimir Tahirit dhe më pas Xhafajt. I pari, trafikonte drogë me kushërinjtë e tij, ndërsa i dyti me të vëllanë”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat