Artistët po protestojnë jashtë Kuvendit, por Rama u “mbyll” gojën: Godina e Teatrit ka marrë fund

Shqipëria

Artistët po protestojnë jashtë Kuvendit, por Rama u “mbyll” gojën: Godina e Teatrit ka marrë fund

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 12:48
Artistët po protestojnë jashtë Kuvendit

“Nëse ka rënë Teatri, ka rënë edhe Shqipëria…Jemi gati ta mbrojme deri në fund”, thanë përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen  e Teatrit në protestën e tyre para Kuvendit ku pritet të kalojnë disa ndryshime që në thelb I hapin rruges prishjes së godinës aktuale.

Përfaqësues nga shoqëria civile por edhe nga bota e artit i kërkuan mazhorancës që të heqë dorë nga ky proces.

Por kryeministri Edi Rama nuk ka lënë hapësirë për të shpresuar të kundërtën.

“Ajo është një godinë e marrë fund që vetëm teatër nuk mund të jetë dhe as monument kulture nuk mund të konsiderohet…”, tha Rama në Kuvend

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat