Siguria e barnave, gjobiten 12 farmaci - Bota Sot
Siguria e barnave, gjobiten 12 farmaci

Shqipëria

Siguria e barnave, gjobiten 12 farmaci

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 16:15
Pamje nga video

Barnat që tregtohen në Shqipëri janë të pasigurta pavarësisht ashpërsimit të masave për ruajtjen dhe tregtimin e tyre.

12 farmaci janë gjobitur  për mosrespektim të kushteve të ruajtjes së medikamenteve, tregtim të barnave pa pullën e sigurisë dhe pa recetën e mjekut.

Kontrollet janë ushtruar nga Task-Forca e ngritur me urdhër të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, i cili ka për qëllim garantimin e sigurisë së tregtimit të barnave për qytetarët shqiptare.

Vetëm në ditën e parë të tij inspektorët kanë konstatura se 50% e farmacive që ata kanë kontrolluar  kanë patur probleme, e për pasojë ata janë ndëshkuar me 1.500.000 Lekë.

Grupi i punës,  i cili ka në përbërje specialistë të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Barnave, Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Urdhrit të Farmacistëve do të ushtrojë kontrolle të imtësishme në çdo subjekt farmaceutik që ushtron aktivitetin në Republikën e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...