Qeveria shqiptare kërkon një borxh prej 500 mln eurosh

Shqipëria

Qeveria shqiptare kërkon një borxh prej 500 mln eurosh

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 19:32
Arben Ahmetaj

Qeveria shqiptare do të dalë për herë të tretë në tregjet ndërkombëtare për të marrë borxh nëpërmjet emetimit të një eurobondi.

Bëhet fjalë për sigurimin e një shumë prej 500 milion euro, që për ministrin e financave Arben Ahmetaj nuk është një borxh i ri, por një menaxhim i borxhit ekzistues. Risia e kësaj procedure është që qeveria po tenton të tërheqë vëmendjen e investitorëve jo vetëm në tregjet evropiane por edhe në ato amerikane.

“Dua t’ju siguroj që kjo procedurë nuk nënkupton rritje të mëtejshme të borxhit. Ajo është brenda strategjisë së menaxhimit të borxhit.”-tha Ahmetaj.

Nga ana tjetër me sigurimin e kësaj shume, qeveria synon të plotësojë nevojat e saj për likuiditet si dhe për të financuar deficitin i cili arrin në 29.5 miliard lekë. Sipas ministrit marrja e kësaj huaje në tregun e huaj do të krijojë lehtësi për biznesin vendas për kreditim.

Komisioni i ekonomisë miratoi projektligjin i cili kaloi me procedurë të përshpejtuar, në kuvend çka i hap rrugën ministrisë të bëhet gati për të dalë në treg. Për herë të parë qeveria shqiptare emetoi një eurobond në vitin 2010 dhe për herë të dytë në 2015 ku u mor një borxh prej 450 mln euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat