4 vjet nga vizita e Papa Françeskut në Shqipëri

Shqipëria

4 vjet nga vizita e Papa Françeskut në Shqipëri

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 08:10
Papa qëndroi për rreth 12 orë në Tiranë, duke i bërë Shqipërisë një jehonë të madhe për bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të feve të ndryshme.

Sot bëhen katër vite nga vizita historike e Papa Françeskut në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Papa qëndroi për rreth 12 orë në Tiranë, duke i bërë Shqipërisë një jehonë të madhe për bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të feve të ndryshme.

Papa Francesku kishte zgjedhur Shqipërinë, si vizitën e parë të tij në Evropë. Fjalimin e parë, e mbajti në presidencë, për të vazhduar pastaj fjalimin në meshën e shenjtë në Sheshin “Nënë Tereza”.

Pas takimit me presidentin Bujar Nishani, Papa doli te qytetarët, ku ua dha dorën shumë personave, e pati fëmijë që i puthi.

Papa uroi paqe për kombin shqiptar dhe përsëriti që Shqipëria ka qenë tokë e fisme, tokë heronjsh, që kanë flijuar jetën për pavarësinë e vendit, tokë martirësh, të cilët sipas tij, e kanë dëshmuar fenë në kohët e vështira të përndjekjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat