“Lasgushi” fluturon me gazetarët në Stamboll, nga tetori nisin fluturimet për qytetarët

Shqipëria

“Lasgushi” fluturon me gazetarët në Stamboll, nga tetori nisin fluturimet për qytetarët

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 14:38
Avioni “Air Albania”

“Lasgushi”, avioni i parë i “Air Albania”, është ngritur sërish ditën e sotme nga aeroporti i Rinasit drejt Stambollit.

Pas fluturimit me studentët e ekselencës pak ditë më parë, më pas me pensionistët, këtë të premte ishte radha e gazetarëve e artistëve të fluturojnë në Stamboll.

Pjesa e këtij udhëtimi janë 101 gazetarë e artistë. Nga fotot e marra ditën e sotme në avion, bie në sy shkrimi në shqip dhe në anglisht i të gjitha udhëzimeve.

Top Channel ka mësuar se fluturimet për qytetarët do të nisin në javën e tretë të tetorit, fillimisht me linjën Tiranë-Stamboll dhe më pas destinacione të tjera drejt Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat