Temperaturat e larta, mbipopullohen sërish plazhet në Shqipëri

Shqipëria

Temperaturat e larta, mbipopullohen sërish plazhet në Shqipëri

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 15:03
Plazhi shqiptar

Temperaturat e larta po e mbajnë bregdetin të mbërthyer nga pushuesit e fundjavës, por edhe nga ata me kohëzgjatje.

Në Vlorë fundjava pritet të ketë fluks plazhistësh.

Duket se vera do të vazhdojë gjatë në bregdet. Plazhet e Vlorës kanë frekuentues, jo vetëm në fundjavë. Temperaturat e larta kanë bërë qe ato te mos braktisen. Dhe mesa shikohet nga pamjet do të duhet kohë që kjo hapësire të jetë bosh.

Ndryshe nga piku i sezonit, pushuesit e shtatorit duket se nuk kanë ankesa. U mjafton që të nxehtin e këtyre ditëve ta kalojnë në plazh dhe kjo është një kohë e bukur për ta.

“Ka pushues dhe do ketë. Koha është shumë e bukur, deti është fantastik”.

Pas Durrësit, Vlora është nga destinacionet që vazhdon të presë flukse pushuesish për fundjavë.

Operatorët turistikë ndërkohë kanë nisur të mendojnë për sezonin e ardhshëm, por megjithatë ata ende kanë punë me sezonin e tanishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat