Reagimi i Arta Markut, Vasili e quan diarre rilindase: Ja çoi Rama, ajo e firmosi pa e lexuar

Shqipëria

Reagimi i Arta Markut, Vasili e quan diarre rilindase: Ja çoi Rama, ajo e firmosi pa e lexuar

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 17:41
Petrit Vasili

Pak minuta më parë përmes një letre drejtuar opinionit publik, kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka adresuar situatën serioze në të cilën ndodhet Prokuroria e Krimeve të Rënda, akti i disiplinimit të 10 prokurorëve që refuzuan të bëheshin pjesë e shortit për dosjen Shullazi si dhe për sherrin mes Donika Prelës dhe një prokuroreje, në korridoret e Krimeve të Renda.

Por sipas kreut të grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, deklarata e kryeprokurores Arta Marku në fakt nuk është veçse një diarre rilindase, e shkruar në zyrën e Ramës dhe thjesht e firmosur nga kryeprokurorja e përkohshme.

Ja çfarë shkruan Vasili:

Arta Marku,qe s'ja mban fare qe te hetoje kryeministrin e paditur per audiopergjimin e Agron Xhafes dhe qe s'guxon te hetoje kriminelet, krimet e te cileve ii di gjithe populli shqiptar,perkundrazi heton,denon dhe debon me histeri paranojake prokuroret.

Shqiperia ka kryeprokuroren me mjerane dhe me te kapur te 100 vjeteve te fundit.

E gjunjezuar perpara kryeministrit deri ne poshterim, kryeprokurorja ka zgjedhur te rrezoje prokurorine ne preherin e krimit dhe te kryeministrit te kriminalizuar.

Edhe deklarata e saj ishte dhe mbetet nje diarre rilindase te cilen ja çuan gati,duke i lejuar kryeprokurores farse vetëm ti vinte firmën pa e lexuar.

Kryeprokurorja u vete delegjitimua ndaj duhet dhe do te trajtohet si e tille.

Per kryeprokuroren e paditur kryeministri dhe kriminelet jane me te shtrenjte se gjithshka,por populli i gjithe eshte kunder saj dhe do te dije t'ja tregoje vendin.

Ne plehrat e Sharres ka nje vend edhe per te.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat