Diplomë false për të marrë vizë amerikane, prangoset sapo del nga ambasada SHBA

Shqipëria

Diplomë false për të marrë vizë amerikane, prangoset sapo del nga ambasada SHBA

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 21:02
Policia shqiptare

Paraqiti dokumente false certifikatë dhe diplomë shkolle për të marrë vizë në ambasadën amerikane, arrestohet një person nga Pogradeci.

Prangosja e tij është bërë pasi oficerët e kontaktit në ambasadë amerikane kanë njoftuar policinë e Tiranës për faktin e konstatuar.

Sapo ky person ka lënë ambientet e ambasadës ai është arrestuar dhe akuzohet për falsifikim dokumentesh zyrtare.

Ndërkohë një hetim intensive ka nisur nga prokuroria e Tiranës pasi dyshohet se në zonën Librazhd-Pogradec ka një laborator të falsifikimit të dokumenteve që persona të ndryshëm paraqesin në ambasadat e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat