Arrestohet inxhinieri në Gjirokastër

Shqipëria

Arrestohet inxhinieri në Gjirokastër

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar shtetasin Sami Babameto, 63 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë inxhinier arkitekt pranë  firmës private përgjegjëse për rikonstruktimin e objektit nga i cili gjatë punimeve është rrëzuar nga skela, nga një lartësi 2.7 metra, shtetasi I.M, 57 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” në gjendje të rëndë për jetën.

Po ashtu është bërë shpallja në kërkim për shtetasen A.B, 57 vjeçe,  me detyrë drejtuese punimesh pranë kësaj firme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat