Arrestimi i Bajrëve: Mazhoranca dhe opozita ‘thumbojnë’ njëra- tjetrën

Shqipëria

Arrestimi i Bajrëve: Mazhoranca dhe opozita ‘thumbojnë’ njëra- tjetrën

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 14:26
Bajra

Pas reagimit të bërë nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, lidhur me aksionin e policisë, nga ku u arrestuan 11 persona nga klani “Bajri” dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim, është kundërpërgjigjur edhe opozita.

Nënkryetari i Kuvendit si përvaqësues i opozitës, njëherësh deputeti i PD-së, Edi Paloka, me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa ironizon me ministrin bushati, i drejton atij 5 pyetje.

Paloka shkruan: “Meqe ministri i Rames vendosi te “flase” dhe po tund flamurin e fitores kunder krimit ne Shkoder, pse nuk i pergjigjet disa pyetjeve te tjera:

– Sa here eshte takuar me Bajrot?

– Sa here i ka perdorur per te kercenuar perfaqesues dhe votues te opozites?

-Sa vota ju ka kerkuar ne zgjedhje qe ti bejne me “menyren e tyre”?

– Sa here ju ka çuar “selam” në emer te Rames?

– Cfare date mban komunikimi i fundit i tij me Bajrot?”

Edhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas shkatërrimit të kanit “Bajri”. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Braçe ka thumbuar opozitën teksa thotë:

“PO TANI A DO FLASE KUSH?

A eshte kush ne pune te thote ndonje fjale;

Nga Hollanda serioze e bashkepunuese deri tek budallai Lul, ka ndonjeri gje per te thene?! Si, joooo?!

Epo mos e coni diten kot, shani Fatmir Xhafajn, mos e beni pushim pavaresisht se ka diell!

Te henen shkoni perseri ne Shkoder tek ai hoteli e mblidhni parlamentin tuaj! Mos harroni te merrni dhe Voltin e revoltume!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat