Kryemadhi: Gjueti shtrigash, Marku s’mund të caktojë prokurorë për dosjet

Shqipëria

Kryemadhi: Gjueti shtrigash, Marku s’mund të caktojë prokurorë për dosjet

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 18:36
Monika Kryemadhi

E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën në News24, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për aktualitetin politik si dhe ngërçin me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi ndaj 10 prokurorëve nisi procedimi disiplinor sepse refuzuan shortin për çështjen Shullazi. Kryemadhi tha se Arta Marku nuk mund të caktojë prokurorë për dosjet, pasi kjo bëhet me short.

“Mënyra si u zgjodh prokurorja kështu do ndodhte. Nuk kam asnjë dilemë se do shkonim drejt shkrirjes së Prokurorisë. Sepse synim mbetej mbyllja e hetimeve për Shullazin dhe Tahirin. Ne nuk mendonim se do shkonim kaq larg, por me bekimin e EURALIUS tregon se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare.

 Pra prokurorja e zgjedhur me 69 vota ia imponoi shqiptarëve këtë prokurore. Ne nuk mendonim se papërgjegjshmëria e tyre do arrinte në këtë fazë. Ne kemi bërë padi ndaj Arta Markut dhe ne do depozitojmë çdo padi. Për mua gjuetia e shtrigave ndaj prokuroreve ka qenë shantazhuese qe të asimilohej pushteti i tyre në duar të Edi Ramës. Prokurorja nuk ka kompetencë për të caktuar prokurorë për dosjet, pasi kjo bëhet me short. Kapja e reformës në drejtësi nuk sjell gjë tjetër vetëm pasiguri tek shqiptarët”- tha Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat