Kryemadhi tregon si bashkëjeton politikisht me Presidentin Meta

Shqipëria

Kryemadhi tregon si bashkëjeton politikisht me Presidentin Meta

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 20:20
Monika Kryemadhi dhe Presidenti Meta

E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën në News24, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, teksa foli për situatën politike në vend, iu përgjigj pyetjes se si bashkëjeton politikisht me Presidentin Meta.

Kryemadhi është shprehur se politikisht është shumë e vështirë, dhe përpiqen mos diskutojnë për politikën.

“Politikisht është shumë e vështirë, dhe për hir të së vërtetës nuk diskutojmë për politikë. Ka një lloj indiference nga ana ime, ose një mëri sadopak për shkak të ndonjë deklarate që mund të bëhet,  se ka ndonjë reagim të fortë, që nëse unë nk jam vetevetja dhe nuk them atë që mendoj, nëse Monika do të ishte më intelektuale seç duhet jam e bindur që shm njerëz të LSI-së do të ishin më shumë indiferentë”, shkruan Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat