E diela e fundit për plazh, javën e ardhshme nis rënia e temperaturave

Shqipëria

E diela e fundit për plazh, javën e ardhshme nis rënia e temperaturave

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 12:30
Plazhi shqiptar

Kjo është fundjava e fundit në të cilën mund të bëhet plazh. Me rënien e ndjeshme të temperaturave që parashikojnë meteorologët për këta pushues kjo mund të jetë kredhja e fundit në det.

Por edhe pse gjallëria e verës mungon, plazhi i Durrësit ka pushuesit e vet besnikë dhe në këtë stinë. Qetësia, rrezet e ngrohta, po jo përvëluese të diellit, pastërtia e ujit dhe çmimet më të favorshme jashtë sezonit janë disa nga arsyet pse shumë pushues vazhdojnë të frekuentojnë Durrësin.

Ata vijnë kryesisht nga Tirana, Maqedonia e Kosova, po dhe nga vendet e BE-së. Megjithatë, edhe kur moti të mos jetë kaq i ngrohtë pushuesit nuk do të mungojnë për shëtitjet buzë Adriatikut në vjeshtë.

Pjesa më e madhe e pushuesve të fundit kanë apartamente pranë plazhit. Por një arsye që i tërheq të tjerët buzë detit është dhe ushqimi.

Edhe në dimër, kur plazhi braktiset restorantet e mira të peshkut në plazh janë arsyeja qe shumë njerëz i drejtohen sërish bregdetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat