Bushati merr pjesë në Sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB

Shqipëria

Bushati merr pjesë në Sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 21:41
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka mbërritur sot në Nju Jork ku do të marrë pjesë në Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Tema e Debatit të Përgjithshëm për këtë vit është “T’i vëmë Kombet e Bashkuara në shërbim të popujve: Udhëheqje globale dhe ndarje përgjegjësish për shoqëri paqësore, të barabarta dhe te qëndrueshme”.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Ministri Bushati do të marrë pjesë edhe në një sërë aktivitetesh të veçanta që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe forcimin e paqes në botë, me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me krijimin e të gjitha hapësirave për të zhvilluar një ekonomi të qëndrueshme, si dhe do të zhvillojë takime dypalëshe dhe shumëpalëshe me homologë dhe aktorë të tjerë të arenës ndërkombëtare me qëllim nxitjen e bashkëpunimit, ku pritet te nënshkruajë edhe disa marrëveshje me këtë rast.

Paralelisht, Ministri Bushati do të zhvillojë disa takime edhe me përfaqësues të diasporës shqiptare me qëndrim në SHBA. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat