Ditën e sotme mblidhet seanca parlamentare në Shqipëri, teksa opozita vijon bojkotin. Seanca do të nisë në orën 10.00 të paradites së sotme, ndërsa Partia Demokratike do të zhvillojë mbledhje paralele një orë më vonë.
Ditën e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha do të prezantojë masat antimafia për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia.
PD thotë se alternativa e saj ka për qellim sekuestrimin e pasurive publike të fituara me kontrata në kundërshtim me ligjin.