Tronditet familja shqiptare/ Humbin jetën dajë e nip, ranë në pus gjatë punimeve

Shqipëria

Tronditet familja shqiptare/ Humbin jetën dajë e nip, ranë në pus gjatë punimeve

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 18:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Torovicë të Lezhës, ku dy persona kanë humbur jetën teksa ishin duke pastruar një pus uji.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50, dyshohet se shtetasi M.Gj. rreth 35 vjeç, banues në Pukë dhe shtetasi M.N. rreth 21 vjeç, banues në Torovicë, kanë qenë duke pastruar një pus uji në fshatin Torovicë të Lezhës, dhe kanë mbetur në fund të tij.

Policia bën të ditur se në vendngjarje janë nisur dhe kanë mbërritur shërbimi policor, shërbimi zjarrfikës dhe ambulanca, ku u bë e mundur nxjerrja e trupave të tyre, pa shenja jete.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat