Revoltohet kryebashkiaku Mziu: Kamza pa zyrë pune, rast unikal

Shqipëria

Revoltohet kryebashkiaku Mziu: Kamza pa zyrë pune, rast unikal

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 16:33
Xhelal Mziu

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka shprehur shqetësimin për mbylljen e zyrës së punës në Bashkinë e 6-të më të madhe në vend. Ai e konsideron rast unikal në 61 bashki në vend. Ai shton se ky është një absurditet, e pafalshme.

Jemi rast unikal në Shqipëri, në të 61 bashkitë, që Kamza nuk ka Zyrë Pune. Qeveria e ka hequr Zyrën e Punës nga njësia jonë administrative për ta çuar në territorin e Bashkisë Tiranë. Ky është një absurditet, e pafalshme. Si mund të lësh bashkinë e 6-të më të madhe në vend për nga numri i popullsisë pa Zyrën e Punës!? Banorëve të Kamzës u duhet të shkojnë në Tiranë duke harxhuar kohë dhe para, duke ndenjur në radhë për një vërtetim papunësie apo kërkesë për t’u punësuar!

Zyra e Punës në Kamëz duhet të kthehet urgjent, jo se ka pasur efektivitetin e duhur për të punësuar qytetarët, duke qenë inefiçente si të gjitha zyrat e tjera, por është e nevojshme për procedurat e nevojshme administrative që u duhen banorëve të Kamzës të kryejnë në këtë zyrë të shtetit. Bashkia Kamëz i pati ofruar ambientet te One Stop Shopi për Zyrën e Punës, ashtu siç kanë qenë dikur, më pas “Rilindja” e transferoi në një ambient privat, derisa erdhi momenti kur e hoqën fare nga Kamza këtë zyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat