Anëtari i Gjykatës Kushtetuese ngel edhe në KPA, shkarkohet Fatmir Hoxha

Shqipëria

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese ngel edhe në KPA, shkarkohet Fatmir Hoxha

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 18:14
Komisioni hetimor

Edhe Fatmir Hoxha, gjyqtar kushtetues prej shtatë vitesh mori kartonin e kuq nga organet e vettingut. Pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e shkarkonte nga posti i gjyqtarit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë fuqi vendimin e parë.

Ky vendim është i formës së prerë dhe ka efekt të menjëhershëm.

Vendimi i KPA u mor nga trupa gjykuese e kryesuar nga Albana Shtylla, relatore Ina Rama dhe anëtarë Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” vendosi me shumicë votash:

Kolegji i i Posaçëm i Apelimit, do të publikojë vendimin e plotë të arsyetuar brenda 30 ditëve nga shpallja e tij.

Pozitat e Gjyqtarit Kushtetues u rënduan gjatë seancës dëgjimore, pasi KPK zbuloi se ai nuk justifikonte 1.7 milion lekë, të shpenzuara prej tij gjatë blerjes së banesës në Tiranë. Por avokati i Hoxhës argumentoi se gjyqtari ishte i varfër e me borxhe, për sa kohë kishte marrë një kredi lehtësuese prej 5 milionë lekë si edhe një borxh nga miku i tij prej 34 mijë eurosh.

Shuma prej 1.7 milionë lekë u justifikua nga avokati si të ardhura nga shitjet e orendive dhe 270 mijë lekë të dhuruara gjatë ceremonisë së dasmës. Gjyqtari kushtetues Hoxha nuk ishte i pranishëm në asnjërën prej seancave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat