6-mujori 2018 – Investimet në sektorin minerar u rritën në 928 milionë euro

Shqipëria

6-mujori 2018 – Investimet në sektorin minerar u rritën në 928 milionë euro

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 22:11
Foto ilustrim: Minerat

Në fund të 6-mujorit të parë të këtij viti stoku i investimeve në sektorin minerar shënoi vlerën 928 milionë euro.

Banka e Shqipërisë publikoi treguesit e investimeve në fushat kryesore të ekonomisë, ku evidentohet se sektori që ka tërhequr më shumë investime në vite është industria nxjerrëse, kryesisht në fushën e naftës dhe minerale, që janë shfrytëzim i pasurive minerare.

Eksplorimi, shfrytëzimi dhe përpunimi i mineraleve xeherore përbën një aktivitet të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, duke shënuar rritje vit pas viti. Depozitat minerare të Shqipërisë përfshijnë krom, bakër, hekur-nikel, gur gëlqeror, ranor, asfalt dhe bitum natyral, gur gëlqeror dekorativ dhe gur ranor masiv dekorativ. Industria minerare fokusohet kryesisht në prodhimin e kromit, bakrit, hekurit, nikelit, bitumit dhe mineraleve inerte që shërbejnë si lëndë e parë në industrinë e ndërtimit.

Sektori minerar përfshin një numër në rritje të kompanive të mesme dhe të vogla dhe vetëm disa kompani të mëdha industriale.

Numri i përgjithshëm i licencave minerare është 640, ku 40 prej tyre janë kompani në pronësi të huaj.

Sipërfaqja totale e licencuar në sektorin minerar është 75.40 km².

Kompanitë e mëdha të huaja në industrinë minerare janë kryesisht nga Turqia, Kanadaja, Kina dhe Italia. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat