Meta takohet me Presidentin e Polonisë, vlerësohet rritja e bashkëpunimit në fushën e turizmit - Bota Sot
Meta takohet me Presidentin e Polonisë, vlerësohet rritja e bashkëpunimit në fushën e turizmit

Shqipëria

Meta takohet me Presidentin e Polonisë, vlerësohet rritja e bashkëpunimit në fushën e turizmit

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 09:36
Ilir Meta, u takua me Presidentin e Polonisë, Andrzej Duda.

Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u takua me Presidentin e Polonisë, Andrzej Duda.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me marrëdhëniet shumë miqësore e të bashkëpunimit prej dekadash mes dy vendeve dhe nevojën e forcimit dhe intensifikimit të mëtejshëm të tyre në të ardhmen.

Në mënyrë të veçantë të dy Presidentët vlerësuan rritjen e interesit dhe të bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe numrin gjithnjë në rritje të turistëve polakë që vizitojnë Shqipërinë.

Presidenti Meta, shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Polonia i jep procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe çeljes së negociatave të anëtarësimit në BE.

Gjatë bisedës u vlerësuan dhe mbështetjet reciproke për kandidaturat e të dy vendeve në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Presidenti polak pranoi me kënaqësi ftesën e Presidentit Meta për një vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila do të forconte më tej marrëdhëniet midis dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat