Shqipëria akuzon Belgjikën se vonoi disa muaj për të dërguar një vendim për dënimin e Safet Bajrit (Rustemi), ndërkohë që ai gjatë kësaj kohe kreu krime serioze në Shqipëri, përfshi vrasjet.
Rustemi shihet si një nga kriminelët mët ë rrezikshëm në Europë, shkruan Gazeta e Antverpës, por ai u deportua nga Belgjika pavarësisht se kishte mbi shpinë një dënim prej 22 vitesh burg.
Gazeta shkruan se një zyrtar shqiptar është shprehur se “nëse provat për dënimin e tij do kishin ardhur katër muaj ma herët, katër vrasje do ishin parandaluar”.
Në lidhje me këto akuza ka reaguar edhe Ministri i Drejtësisë në Belgjikë, Koen Geens.
Ai tha se në Shqipëri ka një betejë politike mes qeverisë dhe opozitës për çështjen e korrupsionit. Por e pranoi se kishte një gabim njerëzor sa i përket procedurës nga ana e palës belge.
Sipas tij, gjëja më e rëndësishme është që e gjithë banda është kapur falë një aksioni të mirëkoordinuar nga ana e policisë shqiptare dhe asaj belge.