Qëndrimi në SHBA, Meta takon kryeministrin italian: Marrëdhënie tradicionale mes dy kombeve tona

Shqipëria

Qëndrimi në SHBA, Meta takon kryeministrin italian: Marrëdhënie tradicionale mes dy kombeve tona

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 13:43
Ilir Meta dhe Giuseppe Conte

Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me kryeministrin e Italisë Giuseppe Conte gjatë vijimit të qëndrimit të tij në SHtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti shqiptar ndodhet në SHBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Pas këtij takimi me kreun e qeverisë italiane, Meta ndan me ndjekësit në rrjetin social Facebook dhe një foto ndërsa shkruan:

“Kënaqësi të takoj dhe ta uroj Giuseppe Conte, për marrjen e detyrës së Kryeministrit të Italisë. Marrëdhënie të shkëlqyera tradicionale e miqësore mes dy kombeve e vendeve tona. Mirënjohës për mbështetjen dhe asistencën shumëdimensionale italiane.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat