“Gjobvëniet e Bashës”; Akuza nga deputeti socialist Ervin Bushati

Shqipëria

“Gjobvëniet e Bashës”; Akuza nga deputeti socialist Ervin Bushati

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 14:51
Ervin Bushati

Mazhoranca akuzoi sot kryetarin e Partisë Demokratike për gjobëvënie. Deputeti Ervin Bushati tregoi edhe rastin dhe kompaninë.

Socialistët nisën të tregojnë shembuj të atyre që Lulzim Basha i quan oligarkë, por që rezultojnë se bashkëpunojnë me kompanitë e kunatit të kryedemokratit.

Një praktikë kjo që mazhoranca e cilëson gjobëvënie të Bashës ndaj biznesit.

“Kompania “Gener 2”, në pronësi të Bashkim Ulaj, u akuzua disa ditë më parë nga Lulzim Basha si e inkriminuar, pasi pritet të ndërtojë rrugën e re “Tiranë-Thumanë- Vorë”. Por e njëjta kompani, në pronësi të të njëjtit individ, vetëm brenda një viti ka paguar plot 220 milionë lekë tek kompania e kunatit të Lulzim Bashës”, u shpreh Ervin Bushati.

Nga selia e Kuvendit, deputeti socialist Ervin Bushati iu drejtua me një pyetje kryedemokratit Basha. “Përse kur zoti Bashkim Ulaj paguan 220 milionë lekë për kunatin e Lulit ai është sipërmarrës i ndershëm; kurse kur kontraktohet nga shteti për të ndërtuar rrugë, duke hapur edhe vende pune, qenkërka i inkriminuar?”

Socialistët pohuan se do të vijojnë të tregojnë raste të tjera të atyre që i quajnë gjobëvënie të kryedemokratit Basha ndaj sipërmarrësve të mëdhenj në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat