Balla reagon ashpër pas publikimit të denoncimit: Do kallëzoj policin dhe PD për shpifje

Shqipëria

Balla reagon ashpër pas publikimit të denoncimit: Do kallëzoj policin dhe PD për shpifje

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 16:03
Taulant Balla

Pas denoncimit të nënkomisarit të policisë, ka reaguar ashpër deputeti Taulant Balla, i cili është shprehur se do të kallëzojë penalisht atë dhe Partinë Demokratike, pasi sipas tij këto janë shpifje të ngitura nga opozita demokrate.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së u shpreh se ai s’ka qenë kurrë në stacionin e policisë dhe në kohën e  momentet për të cilat flet nënkomisari në denoncim, Balla ka qenë në aktivitete publike.

Sipas Taulant Ballës, denoncuesi Emiljano Nuhu në fakt ka lidhje kriminale. Deputeti i PS-së e krahasoi rastin në fjalë me atë të “Babales” të publikuar nga PD.

“Prej dy ditësh jam vënë në dijeni të një letre të një ish oficeri që rezulton të ketë braktisur detyrën dhe është larguar me gjasë për azil si skenari Babale. Bën disa deklarata për një rast që nuk është i ri, është i vjetër dhe i bërë publike në rubrikën e shpifjeve të faqes së Sali Berishës në Facebook. Bën publike rastin e Rrexhep Rrajas, në një konflikt me një shtetase, rast për të cilën ka një hetim. Por sipas Emiliajo Nuhut, ‘gjatë marrjes në pyetje, në komisariat ka shkruar edhe deputeti rahman rahaj të shoqëruar me 10-tra persona të armatosur, mos qeshni, mes tyre kam qenë dhe unë’”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat