Dalin faktet tronditëse, “Greqia nuk e njeh Jugun e Shqipërisë”. Pse hesht Rama dhe Bushati?

Shqipëria

Dalin faktet tronditëse, “Greqia nuk e njeh Jugun e Shqipërisë”. Pse hesht Rama dhe Bushati?

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 16:16
Rama, Bushati

Ndonëse Shqipëria dhe Greqia janë në bisedime për një marrëveshje detare, ende sot nuk kemi asgjë të nënshkruar nga të dy qeveritë. Çështja që po mban peng shpalljen e një marrëveshjeje në bisedimet Shqipëri-Greqi, është pakti detar, për të cilin bisedimet vazhdojnë ende. Këtu bëhet fjalë për një nga proceset më të rëndësishme diplomatike mes dy vendeve.

Është historiani Arben Llalla, i cili ka bërë publik një fakt jo fort të mirë për pozitat e Shqipërisë. Në ato çfarë kanë reflektuar gjatë kësaj periudhe është se bisedimet Tiranë-Athinë po shkojnë mirë, sa ministrat e jashtëm të dy vendeve kanë filluar të adaptojnë edhe gjuhë të përbashkët.

Pavarësisht paraqitjes së jashtme, hendeqet mes dy vendeve mbeten ende të mëdha. Arben Llalla bën me dije se Ministria e Mbrojtjes e Greqisë nuk e njeh termin Jugu i Shqipërisë, por përdor termin Autonomia e Veriut të Epirit.

Ajo çfarë e shqetëson edhe më shumë Llallën, është se Rama dhe Bushati kanë zgjedhur që të heshtin. Për të mos krijuar teza të rreme, ekziston edhe mundësia që ministri të mos jetë në dijeni të këtij fakti. Nëse do të ishte në dijeni, këtu ndryshon puna, pasi është e papranueshme që të futej në këto kushte në negociata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat