Domatet e helmuara, Greqia kap prodhimet shqiptare: Nivel i lartë pesticidesh

Shqipëria

Domatet e helmuara, Greqia kap prodhimet shqiptare: Nivel i lartë pesticidesh

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 17:47
Pamje nga video

Katër tonë e gjysmë domate të eksportuara nga Shqipëria dhe Italia në Greqi, u gjetën me përmbajtje shumë të lartë të pesticideve.

Autoritetet greke kanë tërhequr nga tregjet e fruta-perimeve në Athinë gjithë sasinë e shpërndarë nga një kompani greke dhe kanë lajmëruar shkatërrimin e domateve të cilat cilësohen të rrezikshme për konsum.

Lajmi i kapjes së domateve shqiptare në Athinë është publikuar në faqen zyrtare të agjencisë që bën kontrollin, por edhe nga mediat greke.

Sasia e domateve të kapura me helme është e vogël përballë shifrës prej 35.668 ton domatesh që Shqipëria ka eksportuar gjatë vitit 2018, por mjafton kaq për të penalizuar të gjithë prodhuesit.

Fermerët shqiptarë kanë shitur në Greqi 514 ton domate gjatë këtij viti. Sipas Ministrisë së Bujqësisë domatet me helme janë kapur në treg dhe jo në kufi, çka e bën të paqarte origjinën e tyre. Ndërkohë që po komunikohet me autoritetet greke për këtë rast.

Por nëse që në muajin maj, kur Top Channel denoncoi përdorimin e pesticideve të ndaluara, do ishin marrë masa drastike për ta ndaluar, skandali që ndodhi në Greqi, nuk do të ndodhte.

Por ndërsa në Greqi, kapen domatet shqiptare me helme, në Shqipëri nuk ka ende asnjë rast që autoritetet të kenë bllokuar ndonjë sasi prodhimi me nivele të larta pesticidesh. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat