Shqipëria liberalizon vizat me Salvadorin

Shqipëria

Shqipëria liberalizon vizat me Salvadorin

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 18:12
Ditmir Bushati, mori pjesë në mëngjesin e punës të organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në formatin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, me pjesëmarrjen e komisionarit të BE -së Johannes Hahn

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në mëngjesin e punës të organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në formatin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, me pjesëmarrjen e komisionarit të BE -së Johannes Hahn.

Ministrat diskutuan mbi ecurinë e zbatimit të Zonës Ekonomike Rajonale, perspektivën e integrimit  në BE të Ballkanit Perëndimor, si dhe situatën politike e ekonomike në rajon.

Në fjalën e tij, ministri Bushati theksoi lidhjen e drejtpërdrejtë mes konsolidimit të shtetit të së drejtës dhe mjedisit të sigurt në funksion të zhvillimit ekonomik të rajonit, si dhe nënvizoi domosdoshmërinë e vullnetit politik për heqjen e barrierave që pengojnë ndërlidhjen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë kontekst, ministri Bushati i kushtoi rëndësi të veçantë domosdoshmërisë së përfshirjes së gjithë vendeve të rajonit në hartën e ndërlidhjes telefonike dhe në zbatimin e angazhimeve për hapjen e pikave kufitare e lehtësimin e lëvizjes mes qytetarëve të rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat