Në Shqipëri edhe uji i pusit kalon testin për ujë të pijshëm. Ministria: Nuk e besojmë!

Shqipëria

Në Shqipëri edhe uji i pusit kalon testin për ujë të pijshëm. Ministria: Nuk e besojmë!

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 18:37
Ilustrim

Kreu i Inspektoratit Qendror, Shkëlqim Hajdari akuzon Institutin e Sigurisë Ushqimore Veterinare se abuzon me detyrën duke nxjerrë rezultate analizash të pabesueshme dhe të pacertifikuara.

Kreu i Inspektorateve shkoi më larg kur tha se vetë ai ka dërguar për analizë 6 mostra të ujit, ku njëri prej tyre ishte ujë pusi dhe të gjitha kanë dalë me përgjigje pozitive se ishin në standardet e duhura.

Shkëlqim Hajdari paralajmëroi ndryshime ligjore që vetë institucionet që nuk mbajnë përgjegjësi për rezultatet e analizave që nxjerrin të kenë përgjegjësi penale.

Të kontaktuar nga Televizioni Klan, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë thonë se nuk e besojnë deklaratën e kryeinspektorit. Ata sqarojnë se një vit më parë, ky laborator ka patur vetëm 16 analiza të akredituara, ndërsa sot ky numër ka arritur në 53.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat