Bonuset për lindjet, Rama sqaron pagesat për rastet e binjakëve

Shqipëria

Bonuset për lindjet, Rama sqaron pagesat për rastet e binjakëve

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 18:42
Ilustrim

Paraditen e sotme, kryeministri Rama foli për risitë në pr/buxhetin e vitit të ardhshëm ku e vuri theksin tek bonusi që marrin familjet për lindjen e fëmijëve.

Teksa aktualisht ky bonus është 5 mijë lekë, Rama nga ambientet e kryeministrisë deklaroi se kjo shumë do të 8-fishohet për fëmijën e parë, duke e bërë 40 mijë lekë, ndërsa për fëmijën e dytë ky bonus do të jetë 80 mijë lekë, ndërsa për fëmijën e tretë do të jetë 120 mijë lekë.

Por në një aktivitet pasditen e sotme, Kryeministri sqaroi edhe rastet kur fëmijët do të jenë binjakë, por edhe trinjakë.

Rama sqaroi se në rastet kur fëmijët do të jenë binjakë, atëherë bonusi do të llogaritet sikur të dy fëmijët janë të dytë, nga 80 mijë. Po ashtu, ai sqaroi edhe rastin e trinjakëve, duke thënë se të tre do të vlerësohen si të ishin të tre fëmijët të tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat