Balla: Nuk kam shkelur në Krujë prej një viti, me Bashën shihemi në gjyq

Shqipëria

Balla: Nuk kam shkelur në Krujë prej një viti, me Bashën shihemi në gjyq

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 20:47
Taulant Balla

Pas publikimit të denoncimit të plotë të ish-oficerit nga kreu demokrat Basha, ka reaguar deputeti socialist Taulant Balla.

Duke e cilësuar një një shpifje të madhe, Balla thotë se nuk ka shkelur as në Krujë gjatë këtij viti dhe jo më në komisariat.

"Une e provoj lehtesisht ku kam qene ate dite qe maskarai i paguar apo i paturp apo te dyja bashke, ka bere kete leter per te perfituar azilin politik" thotë Balla teksa paralajmëon se këtë do ta provojë në gjyqin e rradhës që do të ketë me Lulzim Bashën për këtë çështje.

Postimi i plotë:

Hedh nje i marre nje gure ne lume dhe 100 te mencur s'e nxjerrin dot, thote populli!

Por jo, kjo qe po shoh sot eshte me keq.

"Te mençurit" e dine fare mire cfare marrezie eshte kjo shpifje qe jane turrur ta pasqyrojne me nje zell te madh, vetem pasi e nxorra une vete!

Kjo sajese e ndyre dhe e verifikueshme pa veshtiresi nga cdokush qe publikon lajme, ka nje qellim te qarte: Te coje uje ne mullirin e prishur te Lulzim Bashes! Une s'kam shkelur as ne Kruje gjatë vitit te fundit dhe jo me ne komisariatin e Krujes i armatosur. Une e provoj lehtesisht ku kam qene ate dite qe maskarai i paguar apo i paturp apo te dyja bashke, ka bere kete leter per te perfituar azilin politik.

Dhe do ta provoj ne gjyqin e radhes qe do te kem me Lulzim Bashen per kete ceshtje. Raportet mjekesore nuk do ta shpetojne Lulzimin nga pasojat juridike te genjeshtrave te tij.

Ndersa disa mediave hiena qe ushqehen me mishra te ngordhur u kam lene Zotin se tjeter s'kam c'u them!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat