Mot i ndryshueshëm në bregdetin shqiptar, vranësira dhe diell

Shqipëria

Mot i ndryshueshëm në bregdetin shqiptar, vranësira dhe diell

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me kthjellime dhe në mesditë me shtim të vranësirave në pjesën veriore dhe jugore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 5-20 m/s. Erë me rrahje në bregdet. Deti parashikohet i forcës 5 ballë, me lartësi vale 2.8-3.2 metra.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër     10/24 re diell

Kukës         5/19  re diell

Lezhë          10/23  re diell

Dibër          0/19  re diell

Durrës        11/26  diell

Tiranë         10/26  diell

Elbasan      8/24  diell

Berat         5/25  diell

Vlorë         10/23  diell

Korçë          4/13 re diell

Gjirokastër   10/21  re diell

Sarandë     10/22  re diell.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat